Google search engine
Home Aktualitet RENEA dhe FNSH blinduan sot paraburgimin e Vlorës, zbardh procesverbali pas aksionit...

RENEA dhe FNSH blinduan sot paraburgimin e Vlorës, zbardh procesverbali pas aksionit ‘blic’

0
300

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni ‘blic’ që zhvilluan sot RENEA dhe FNSH në ambientet e paraburgimit në Vlorë.

Në procesverbalin që është mbajtur për kontrollin e kryer, rezulton se sendet që janë gjetur, përfshirë disa televizorë pa vulë, apo tenxhere të vjetra, raporton Faxweb.

Në procesverbal thuhet se u është lënë porosi drejtuesve të paraburgimit të Vlorës që të kryejnë riverifikimin e vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket.

Procesverbali:

Me urdhër nr 7030 datë 02.07.2021 miratuar nga drejtoria e përgjithshme e Burgjeve u ushtrua kontroll për sende të ndaluara nga forcat Operacionale në bashkëpunim me grupin e Sigurimit të Shoqërimit në IEVP Fier, Durrës, Tepelenë e Berat.

Në kontroll morën pjesë rreth 90 forca policie, nga ku u kontrolluan dhomat, ambientet e përbashkëta, dushet, klasat, magazinat etj.

Kontrolli u zhvillua i qetë, pa probleme apo kundërshtime.

Nga kontrolli u konstatuan sende të paligjshme si:

tela, kabuj antene, ngrohëse të improvizuara, tenxhere të vjetra, televizorë pa vulë.

Në dhomën e të paraburgosurit M.Lala u gjet televizor pa vulë, iu nxori nga dhoma për kontroll më të imtësishëm.

Në dhomën e të paraburgosurit H.Kacabuni iu nxori nga dhoma televizori për kontroll të imtësishëm.

Detyra që u la për drejtuesit e paraburgimit të Vlorës: Të kryhet riverifikimi i vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here