Hermes Nikaj, i cili njihet nga të gjithë si Zogu i Tiranës feston sot ditëlindjen.
Gazetari, i cili vijon të jetë nën masën e ‘arrestit në shtëpi’ prej më shumë se një viti, ka realizuar një set të ri fotografik dhe nuk njihet me pamjen e re
26-vjeçari është shfaqur me një look ekstravagant me flokë të zgjatur e gërsheta.
Në setin fotografik Hermes shfaqet mes luksit dhe në praninë e mikeshës së tij, Kristina Ibro, e cila e ka surprizuar.
Kartëmonedha Euro, tortë gjigante, tullumbace, lule e super dhurata të shtrenjta e rrethojnë gazetarin në ditën e tij të lindjes.














































