Google search engine
Home Sociale Mjekja në Gjermani jep informacionin e rëndësishëm, tregon vaksinën që të mbron...

Mjekja në Gjermani jep informacionin e rëndësishëm, tregon vaksinën që të mbron edhe nga Delta: Vaksinohuni!

0
326

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, foli për Konferencën e mbajtur në Bruksel me mjekë shqiptarë, si dhe përfaqësues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ajo tha se Sinovac të mbron edhe nga Delta.

“Mund të them se Kosova është në rrugën e mbarë me përqindjen e të vaksinuarve, ndërsa Shqipëria është duke shkuar shumë mirë në 20% e vaksinimit që kërkon BE për imunizimin e popullatës. Në Gjermani bllokimi është duke u hequr gradualisht, si dhe është hequr detyrimi për mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme. Jeta publike është gjallëruar dhe duket sikur normaliteti është kthyer edhe nga ana emocionale.

Rreziku nga mutacionet nuk duhet harruar dhe duhet të vazhdojmë rregullat për higjienën dhe ruajtjen e distancës sociale. Mutacionet e reja mbeten ende sfida e pandemisë. Vaksina Kineze është e pajisur me certifikatën e saj të sigurisë dhe siguron një mbrojtje edhe ndaj varianteve të tjera që qarkullojnë.”,- tha mjekja Dollenberg në edicionin e lajmeve në Dritare TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here