Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar ditën e sotme gjyqtaren e njohur të Vlorës, Atalanta Zeqiraj. Ky vendim natyrshëm ka gëzuar pafund anëtarët e familjes së gjyqtares.
Pas përfundimit të seancës, në foton e siguruar nga Edmond Hoxhaj, shihet i biri që drejtohet nga ajo për ta përqafuar, e gëzimi për këtë vendim duket qartë edhe në fytyrën e gjyqtares.
Procesi i vetingut për gjyqtaren Zeqiraj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan, ndërsa magjistratja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.










































