Çesk Zadeja ka një krijimtari të pasur muzikore. Përveçse një muzikant i madh ai ishte dhe pedagog, që ndante me brezin e ri njohuritë për muzikën. Çesk Zadeja lindi në Shkodër, më 8 qershor të vitit 1927. Të martën më 8 qershor, ministrja e Kulturës Elva Margariti kujtoi kompozitorin Zadeja, duke u shprehur se janë me dhjetëra ish nxënës të tij, që nderojnë në këtë përvjetor lindjeje. “Kujtojmë me respekt një prej patriarkëve të muzikës serioze shqiptare, kompozitorin e madh C?esk Zadeja. Janë me dhjetëra ish-nxënësit e tij, që e nderojnë sot në këtë përvjetor lindjeje, sepse C?esk Zadeja përveçse një muzikant i madh ishte edhe pedagog, që ndante me brezin e ri jo vetëm njohuritë, por edhe pasionin për muzikën”< shkruan ministrja Margariti në një status të saj në Facebook. Çesk Zadeja mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës. Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane, që drejtohej nga kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Që në vegjëli, në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Shfaqi që herët talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, me kompozitorin Umberto Semproni. Çeskun e dërgojnë në Moskë për studime muzikore, në degën e kompozimit në Konservatorin “Pjetër Iljiç Çajkovskij” të Moskës, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me të kryer studimet, si student i dalluar kthehet në Shqipëri. Profesor Zadeja është kompozitor që përfaqëson në universin tonë kombëtar figurën më të madhe krijuese. Si pedagog ka dhënë vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm. Shumë kompozitorë që janë bartës të veprimtarive muzikore sot në Shqipëri, janë diplomuar nën drejtimin e kompozitorit Zadeja. U nda nga jeta në Romë, më 15 gusht 1997.