Google search engine
Home Politike Drejtesi Kërkon riorganizim të gjykatave në të gjithë vendin/ KLGJ ultimatum, letër urgjente...

Kërkon riorganizim të gjykatave në të gjithë vendin/ KLGJ ultimatum, letër urgjente Ministrisë së Drejtësisë: Të përshpejtohet miratimi i hartës gjyqësore

0
314

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë me anë të së cilës kërkon përshpejtimin e miratimit të hartës gjyqësore.

KLGJ kërkon riorganizim të gjykatave në të gjithë vendin teksa arsyeton se me hartën e re, zvogëlohet numri i gjykatave në vend.

Sipas KLGJ, propozimi i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë në shtator 2020. Aktualisht janë 22 Gjykata Rrethesh, 6 administrative dhe 6 Apele. Propozimi i KLGJ, është që nga 34 gjykata të mbeten 15 dhe vetëm 1 Apeli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here