Google search engine
Home Politike Berisha ve ne levizje lobimet/Pasi i kërkoi prova Antony Blinken për përfshirjen...

Berisha ve ne levizje lobimet/Pasi i kërkoi prova Antony Blinken për përfshirjen e ish-kryeministrit në korrupsion, kongresmeni amerikan bën një tjetër lëvizje

0
329
Rep. Lee Zeldin, R-N.Y., speaks during a news conference, with other House members, where they called for a second prosecutor to investigate the Dept. of Justice and FBI, Tuesday, May 22, 2018, on Capitol Hill in Washington. (AP Photo/Jacquelyn Martin)

Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin, i cili nëj ditë më parë i kërkoi shpjegim Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me vendimin për përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e zezë të DASH, i ka kërkuar zyrtarisht sqarime edhe Departamentit të Shtetit, përmes një letre.

Ai kërkon prej tyre informacion të detajuar për procesin e ndjekur për të marrë këtë vendim.

“Departamenti i Shtetit ka shpallur së fundmi sanksione ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke cituar përfshirjen në korrupsion domethënëse. Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejt SHBA.

Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm.

Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me Sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses te i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij.

Përveç kësaj, po kërkoj edhe një shpjegim të detajuar për procesin që ka ndjekur Departamenti i Shtetit për të vendosur mbi këtë rast”, thuhet në letrën që kongresmeni Zeldin i dërgon DASH.

Letra drejtuar DASH, erdhi pasi Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka ftuar kongresmenin që shikojë provat, ndërsa i sugjeroi që për çështjet e ngritura ti drejtohej zyrtarisht Departamntit të Shtetit.

Berisha në “listën e zezë”! Pasi i kërkoi prova

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here