FNSH dhe RENEA zbarkojnë në një tjetër qytet të Shqipërisë, asgjësojnë rreth 4 mijë bimë narkotike

0
201

Pasditen e sotme FNSH dhe RENEA në bashkëpunim edhe me Guardia di Financa, kanë ka vijuar një operacion anti-drogë në fshatin Kashniet të Lezhës, ku janë asgjësuar rreth 4 mijë bimë narkotike.

Vetëm pak ditë më parë, një megaoperacion u zhvillua në Krujë dhe Fushë-Krujë. Aksioni i cili vijoi për dy ditë me radhë u ndoq në terren nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 19 persona u arrestuan, ndërsa janë shpallur 24 persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar për laboratorin e drogës dhe të parcelave me kanabis.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba, kubikë dhe fidanë kanabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here