“Nusja duhet të veshë fustanet e mamit”/ Djali që u bë meme në rrjet dhe bëri xhiron e mediave, Ermali rrëfen dashurinë për vajzën që nuk ia do familja se është 7 vite më e madhe: Më ngacmojnë, njërës i thashë s’po mbaj dot…

0
41

Ermal Meta, në muajin dhjetor të vitit të kaluar tregoi për problemin e tij më të madh që ka në emisionin “Historia ime”. 34-vjeçari tregoi se është dashuruar me një grua 41 vjeç nga Gjilani, por familja e tij nuk e pranonte vajzën sepse sipas tyre nuk është e bukur dhe është 7 vite më e madhe se ai.

Ermali tregoi se e kishte njohur në rrjetet sociale dhe nuk e kishte takuar ende sepse atë nuk e lejojnë familjarët të dalë për kafe dhe të takojë një djalë. Ai duhet t’ja kërkojë dorën në shtëpi dhe pasi të fejohen të takohen.

Pas disa muajsh, Ermali ëzhtë rikthyer kete te premte per nje tjeter rrefim në studion e “Historia ime” ku ka treguar si i kanë ecur gjërat dhe nëse është takuar me të dashurën e tij që e ka njohur virtualit.

Ermali shprehet se pjesëmarrjen e tij në emision nuk e ka pritur aspak mirë e ëma me te cilen shpesh herë debatojnë për këtë çështje.

Përsa i përket marrëdhënies me të dashurën e tij, ai shprehet se nuk e ka takuar ende sepse nuk ka arritur t’ja mbushë mendjen familjarëve dhe ata vazhdojnë të mos e pranojnë të dashurën e tij për shkak të moshës.

Ata vazhdojnë të flasin përmes rrjeteve sociale, djali thote se marrëdhënien e kanë të njëjtë dhe duhen shumë, pavarësisht pengesave që po hasin.

I riu thote se brenda shumë pak muajsh ka vendosur që të shkojë në Kosovë dhe të provojë bashkëjetesën me gruan që do.

Një deklaratë që ka bërë shumë bujë në intervistën e parë, ishte fakti që Ermali tregonte si është nusja ideale për të ëmën. Ai shprehej se e ëma do që nusja të ketë trupin e saj që t’ja japë fustanet e saj dhe rrobat e tjera.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar shumë të qeshura dhe është bërë meme në rrjetet sociale.

Mirela Milori: Si është një nuse ideale për mamin tënd?

Ermali: Të jetë mosha e vogël, të ketë trupin e mamit se ka fustane që nuk i bëjnë dhe t’ja japë asaj. Mami është trup më i vogël dhe do që nusen ta ketë me trupin e asaj.

Mjaftoi vetëm kjo deklaratë e tij që Ermali të bëhej i famshëm në të gjithë Shqipërinë. I pyetur nga Mirela Milori se si e përballoi këtë gjë, ai shprehet se mamaja e tij u mërzit shumë. Ky moment është riparë sërish në studio dhe Ermali fillon e qesh duke shprehur se e gjitha ka qenë për humor. Mirela i thotë që ai nuk ia di përmasat e trupit gruas që dashuron nga Gjilani sepse nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa Ermali thotë që e ka parë edhe në video.

Ermali: E kam parë dhe si kallëp, në video, tani video veç të jetë me photoshop (qesh).

Mirela Milori: Ky është elementi që mami u mërzit? Çfarë të tha, të tha që çfarë t’u desh me fustanët e mi?

Ermali: Më tha pse e the, vetëm kaq.

Mirela MiloriPo ti çfarë i the?

Ermali: I thashë që më shpëtoi (qesh).

Mirela Milori: Nuk ka asnjë gjë të keqe dhe unë kam një djalë që do shumë kohë që ai të rritet për nuse, por gjërat e mia janë shumë të mira dhe nëse ajo do ketë një fizik po kaq të mirë sa unë do ia jap, se nuk i dihet, mbase nuk e merr kaq të mirë sa unë, kështu që mami duhet të jetë krenare që të marrë një nuse për t’i bëjnë gjërat e saj. Kështu që mami je shumë mirë, mos mendo se është thënë me kuptimin e keq gjithçka.

Mirela Milori: Duke qenë një gjë virale ka pasur meme pafund dhe ke patur ngacmime pafund se është bërë ylli i Instagramit në atë periudhë dhe do bëhet prapë tani.

Mirela Milori: Vazhdon përsëri online të dashurojë të njëjtën vajzë pavarëisht se ka pasur kërkesa, madje dhe nga Tirana. Çfarë ndodhi pas këtyre memeve dhe pasi u bëre hit.

Ermali: Kur i kam parë për herë të parë ato, u habita edhe në TikTok edhe në Instagram edhe në Youtube.

Mirela Milori: Pastaj në llogarinë tënde Instagram u shtuan ndjekësit apo u shtuan mesazhet?

ErmaliPak ndjekësit dhe shumë mesazhet me natyrë të ndryshme. Për shembull më doli njëra që ishte 45 vjeç dhe i thashë unë, s’po e mbaj dot atë 41 do të të mbaj ty 45 vjeç (qesh).

Mirela Milori: Po kështu oferta kishe që ndonjë gocë të të thoshte që…

Ermali: Më pyesnin ti je ai tek emisioni? Më thoshin bëj një foto kështu, kape veshin, bëje këtë të të shoh je ti apo jo. 

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj