Google search engine
Home Politike PS i ka premtuar PD-së që t’i japë Presidentin/ Socialisti flet hapur...

PS i ka premtuar PD-së që t’i japë Presidentin/ Socialisti flet hapur dhe tregon çfarë fshihet pas ftesës së Ramën për Bashën: Jemi gati të konsultohemi me opozitën

0
244

Kreu i PS për Tiranën, Ervin Bushati komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me Bashën dhe zërat se PS do t’i japë PD-së Presidentin.

Bushati shpjegoi se ftesa e kryeministrit Edi Rama për PD do të thotë ftesë për konsultim, që të zgjidhet një figurë me integritet, në vend të Ilir Metës.

“Jemi gati të konsultohemi me opozitën. Presidenti nuk është një lodër, kukull, çip apo kartë apo kapital që ti e shkëmben mbi apo nën tavolinë. Presidenti është një figurë shumë e rëndësishme që duhet të dijë të dalë mbi interesat e veta. Është shumë e rëndësishme të gjendet një njeri me integritet.”, u shpreh Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here