Shefqet Lata, piloti matjanë që nuk bombardoi shqiptarët në vitin 1997

    0
    49

    Dikur fluturonte plot pasion dhe çudiste banorët e Selitës, sidomos ato të vendlindjes, fshatit Dukagjin në rrethin e Matit. Tani e merr malli dhe udhëton vazhdimisht drejt fshatit të tij. Zemrën dhe mendjen e ka në lagjen Mësuç, një kodër e veçantë nga ku shihet i gjithë Mati, nga vargmalet Skënderbe e deri në Dejën e magjishme. “Vendlindja ime,- thotë piloti Shefqet Lata, është vendi më i bukur në botë.”

    70-vjeçari është model, nuk mburret, flet pak, por thotë shumë. Për 30 vjet dha kontribut të pazëvendësueshëm në aviacionin shqiptar dhe tani ndjehet i pezmatuar dhe i mërzitur për gjendjen ku është katandisur ky sektor i mbrojtjes.

    Shefqet Lata shkëlqeu me punën dhe profesionalizimin e treguar si komandat i Aviacionit në Gjadër-Lezhë dhe Rinas-Tiranë.

    Jo pa emocion sqaron se në vitin 1969 mbylli studimet në shkollën e Aviacionit Ajror në Vlorë, me rezultate mjaft shumë të mira. Sakaq fluturimin e parë e realizon nga baza ajrore e Kuçovës në vitin 1973.

    Autoritetet e kohës vlerësuan cilësitë e spikatura të Latës dhe e dërgojnë dy herë për specializim në Kinë, në vitet 1974 dhe 1976. Pikërisht në vitin 1976 emërohet oficer-pilot në Gjadër.

    Gradohet në vitin 1993 kolonel, falë punës, përkushtimit, profesionalizmit që kishte treguar për 20 vite në aviacion. Mirëpo në pranverën e vitit 1997, pikërisht me 3 mars urdhërohet të niset me “shërbim” në Jug të vendit, për të “qetësuar” protestuesit. Koloneli matjanë e refuzon urdhrin dhe brenda gjysmë ore shkarkohet nga detyra dhe pushohet nga puna.

    Një vit më vonë, në 1998, me urdhër të ish ministrit të Mbrojtjes Shaqir Vukaj ai rikthehet në punë, tani si komandant i Regjimentit të Aviacionit në Rinas. Në verën e vitit 2003 Shefqet Lata nxirret në rezerve, në moshë 52-vjeçare.

    Në intervistën e dhënë për tirananews.al ai kujton punën e tij si pilot dhe nuk harron të veçojë udhrin për të bombarduar Jugun e vendit.

    PËRGJIGJU

    Shkruani komentin tuaj
    Vendosni emrin tuaj