“Luigi mezi po përmbahet të thotë që Interi i mori kampionatin Juves”, Rama nuk i kursen batutat me Ambasadorin Soreca

0
216

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, kanë inspektuar punimet në kanterin e shkollës “Sherif Dervishi”, në Budull të Krujës.

Kjo shkollë do të jetë gati në qershor dhe do të mirëpresë rreth 230 nxënës. Ndërsa investimi do të financohet 100% nga Bashkimi Europian.

Sakaq, Rama nuk i ka kursyer batutat me ambasadorin Soreca, në lidhje me shpalljen kampion në ‘Serie A’ të Interit.

Ai tha se ambasadori mezi po përmbahet të thotë që Interi mundi Juventusin në kampionat.

Luigi Soreca: Tani kemi ecur përpara me projektin tjetër. Ne do të fillojmë shumë shpejt me projektet shumë të rëndësishme për kulturën.

Rama: Luigi mezi po përmbahet të thotë që humbi Juvja kampionatin a kupton. I lumtur për Interin që fitoi kampionatin?

Luigi Soreca: Jo! Çfarë është kjo pyetje, jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here