“Nuk e prisja deri tek im bir”, Lefter Koka reagon për sulmet e Ilir Metës ndaj djalit dhe vëllait të tij: Kam ndenjur me presidentin dhe s’do ta mendoja kurrë që t’i përmendja…

0
45

Lefter Koka, i cili fitoi mandatin e deputetit në Durrës në radhët e PS-së, u shpreh i bindur se Presidenti Ilir Meta nuk është larguar kurrë nga LSI, ndonëse gjatë këtyre viteve ka qenë Kreu i Shtetit.

“Meta nuk është larguar kurrë nga LSI. Edhe Berishën e ri dhe të vjetër e kam parë, shoh edhe Metën që interpreton Berishën, por përveçse më kanë dhënë forcë më kanë bërë të punoj më shumë në këto zgjedhje. Në Durrës mandati im është i merituar, nuk ka rikthim  mbrapa LSI do të shkojë drejt normalitetit të saj.”, tha Koka.

I pyetur se si është ndjerë në momentin që Presidenti i ka përmendur vëllain apo edhe djalin për sulme politike, Koka u shpreh se:

“Meta ka marrëdhënie personale me tim vëlla dhe nuk e kuptoj se si në një ditë është me të dhe në një ditë kundër tij. Me tim bir s’jam ndjerë mirë. Të shohësh edhe një fëmijë si kundërshtar dhe ta kundërshtosh si armik është e pahijshme. Kam ndenjur me presidentin dhe s’do ta mendoja kurrë që t’i përmendja fëmijët”, u shpreh Koka.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj