“Netët e leximit të dramës shqipe”, Teatri Kombëtar sjell veprën “Djali me fytyrë zogu”

    0
    331

    “Djali me fytyrë zogu” vepër e autorit Arian Krasniqi ishte në programin e “Netëve të leximit të dramës shqipe” në edicionin e katërt, që po zhvillon Teatri Kombëtar. Teatri më herët shpalli grupin e parë të veprave që janë në netët e leximit artistik me aktorët, duke vijuar me prezantimin e tyre. “Djali me fytyrë zogu” shkruar nga autori Arian Krasniqi u kurua nga Dritan Boriçi. Në vepër leximi artistik ishte me aktorët e njohur Neritan Liçaj, Niada Saliasi, Luli Bitri, Myzafer Zifla, Donald Shehu dhe Genti Deçka. Leximi i veprës me aktorët ishte livestream në Facebook të Teatrit Kombëtar, ashtu si dhe kanë qenë më parë vepra të tjera, që janë pjesë e “Netëve të leximit të dramës shqipe”. Në grupin e parë të përzgjedhjes nga Teatri Kombëtar për leximin artistik janë tetë vepra shqiptare. Në edicionin e katërt të konkursit “Netët e leximit të dramës shqipe”, bazuar në shpalljen që kishte bërë më parë Teatri Kombëtar janë dorëzuar gjithsej 23 vepra shqiptare sipas publikimeve të institucionit, në Facebook. Pas grupit të parë që Teatri Kombëtar ka publikuar në javët në vijim do të shpallet edhe grupi tjetër, me veprat teatrore shqiptare. Veprat e përzgjedhura në grupin e parë nga Teatri Kombëtar, të cilat janë pjesë e leximit artistik në edicionin e katërt të “Netët e leximit të dramës shqipe” janë: “Djali me fytyrë zogu” Arian Krasniqi, “Muslimani” Enver Petrovci, “Departamenti i ëndrrave” Jeton Neziraj, “Pallati i ëndrrave” Altin Basha, “Pahitik në ëndërr” Xabir Ahmeti, “Prefekti” (Rikoncpetim” Besim Levonja, “Mea Culpa” Diana Çuli dhe “Duke pritur Gobon” Armand Bora. Autori Arian Krasniqi është i njohur në aktivitetin e tij në fushën e dramaturgjisë. Por këtë herë ai me veprën e tij ishte pak ditë më parë në edicionin e katërt të “Netëve të leximit të dramës shqipe”, në leximin artistik me aktorë të ndryshëm.

    Aktiviteti në edicionin e katërt

    Teatri Kombëtar riktheu pas tre vitesh aktivitetin “Netët e leximit të dramës shqipe”. Ky është edicioni i katërt i aktivitetit “Netët e leximit të dramës shqipe”, konceptuar për herë të parë në vitin 2014 në vendin tonë, për promovimin e dramaturgjisë shqipe. Në një njoftim Teatri Kombëtar shprehej se pas suksesit dhe impaktit pozitiv me komunitetin artistik dhe teatërdashësit në edicionet paraardhëse “Netët e leximit të dramës shqipe IV” vjen këtë edicion në një formë të re. Sipas Teatrit Kombëtar, veprat më të mira të edicionit të katërt gjithashtu do të jenë pjesë e kalendarit artistik për vitin 2022. Teatri Kombëtar më parë përmes një postimi shprehej se shpresa është, që skenat të rihapen. “Në muajt në vazhdim do ju njohim edhe me grupimin e dytë të veprave të përzgjedhura. Të kushtëzuar prej pandemisë aktiviteti “Netët e leximit të dramës shqipe IV” do të zhvillohet online dhe do të shtrihet gjatë gjithë vitit 2021. Veprat më të mira të këtij edicioni do të jenë pjesë e kalendarit artistik për vitin 2022, me shpresën që skenat e teatrit të rihapen”, shprehej Teatri Kombëtar për edicionin e katërt të “Netëve të leximit të dramës shqipe”. Edicioni i katërt në Teatrin Kombëtar kaloi në disa faza. Në fazën e parë teatri njoftoi të gjithë dramaturgët dhe regjisorët të dërgonin veprat e tyre, dhe në fazën e dytë u bë seleksionimi paraprak i veprave më të përshtatshme për t’iu nënshtruar leximit artistik. Në fazën e tretë, veprat e përzgjedhura po i nënshtrohen sistemit të leximit të veprës artistike nga aktorë të këtij institucioni, sipas një programi të paracaktuar i cili bëhet publik. Edicioni i fundit i aktivitetit “Netët e leximit të dramës shqipe” u zhvillua në vitin 2017, në Teatrin Kombëtar.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here