Shkatërrohet banda kriminale në Shkodër, përfundojnë në pranga 4 persona, u sekuestrohen drogë dhe armë

0
212

Një bandë kriminale që merrej me trafikimin e drogës është shkatërruar dje nga një operacion blic i ushtruar në disa zona të Shkodrës. Nën udhëheqjen e forcave shqiponja, në përfundim të këtij operacioni, në pranga kanë rënë 4 persona, të cilët janë kapur duke trafikuar lëndë narkotike, kryesisht kanabis, të cilat ishin përgatitur për shitje. Bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar trafikantësh, të cilët janë kapur në flagrancë, më konkretisht A. M., G. S., D. H., D. F. Pas arrestimit të këtyre të fundit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre është gjetur edhe një armë zjarri si dhe mijëra fara kanabis, në tentativë për t’u trafikuar. Sakaq, nuk dihet ende se kush është porositësi megjithatë, pas dëshmisë së të arrestuarve pritet të zbardhen emra të tjerë të personave që mund të jenë implikuar në këtë vepër penale. Theksojmë sërish se arrestimi i trafikantëve të kapur dje në një nga zonat e Shkodrës është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Perash”. Ndërsa pritet të përballen me akuzën për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”. “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Perash”. Si rezultat e këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. M., 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër, G. S., 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër,D. H., 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër , D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër. Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se shtetasit A. M., G. S., D. H., në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.
Sekuestrohen mijëra fara kanabis
Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga 4 pjesëtarët e bandës, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 aparate celularë. Sakaq, pas shoqërimit të këtyre të fundit në komisariat, operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të farave të kanabisit. Më konkretisht, si rezultat i këtij aksioni të dytë është kapur dhe vënë në pranga D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celularë. Sakaq lidhur me arrestimet e bëra në kuadër të këtij operacioni, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ndërsa, nuk dihet ende se kush është porositësi megjithatë, pas dëshmisë së të arrestuarve pritet të zbardhen emra të tjerë të personave që mund të jenë implikuar në këtë vepër penale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here