“Mjeku ka marrë lek nga drejtuesi i mjetit”/ Babai i saj në luftë me jetën pas aksidentit automobilistik, vajza hedh akuzat e rënda

0
186

Një aksident i rëndë i ndodhur në 14 dhjetor 2020 do t’i kushtonte shumë qytetarit Menduh Koçi.

Dy fëmijët e tij, Blerina dhe Lulzim Koçi, ishin sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku kërkojnë ndihmë për të atin duke drejtuar gishtin nga mjekët.

Sipas tyre, ekzaminimet e bëra nga bluzat e bardha nuk ishin të sakta. Ato kanë treguar se mjekët kishin raportuar vetëm për hemorragji, ndërsa Menduh kishte dëme edhe në mushkëri.

Gjithashtu dy fëmijët e pacientit, pretendojnë se mjeku Asllan Sela ka marrë para nga personi që ka aksidentuar Koçin, për të raportuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Te spitali i traumës na priti mjeku Asllan Sela. Na komunikoi skanerin që i kishin bërë, e na thanë se ka dëmtime në kokë. Do ta mbajmë nën vëzhgim 24 orë, nëse do të futet apo jo në operacion. E ashtu ndodhi. Më datë 14 na vjen një telefonatë ku ishin në spital, numër që nuk e njihnim.

Na thanë se jemi të afërm të drejtuesit që ka aksidentuar babanë. U takuam dhe pyetja e parë që ju bëmë ishte kush ua dha numrin, e na tha Asllan Sela. Ai kishte paguar doktorin për shërbimin që do i bënte babait. Pastaj tha se kishte një infermiere që punonte aty dhe ishte mikeshë ë doktorit, e do të kujdesej për babanë.

Doktori e futi në operacion babanë dhe në i thamë është në dorën tënde dhe të Zotit. Më 15 u operua dhe më pas u vendos në reanimacion. Ne e shikonim babanë dy herë në ditë, mjekët në reanimacion na thoshin se babai është rëndë, ndërsa Asllani na thoshte se operacioni ka shkuar mirë dhe do e marrë vetën”, tha vajza.

“Mjeku ka marrë lek nga drejtuesi i mjetit”/ Babai i saj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here