Befason deputeti shqiptar, u dërgon dhuratën që nuk pritej Vuçiçit dhe kryeministres serbe: Kam edhe një mesazh

0
53

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi i ka dërguar dhuratë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministres, Ana Bërnabiç nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviç “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Libri, shkruan në Facebook deputeti shqiptar sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve.

“Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit  në kulturën serbe”.

Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime. PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj” shkruan ai.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj