Baton Haxhiu nxjerr “blof” Albin Kurtin, zbulon arsyen pse ai refuzoi ndihmën e Shqipërisë për vaksinat kineze

0
36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha një ditë më parë se nuk do të pranojë që mësuesit të marrin vaksinën kineze.

Kjo deklaratë e tij u përcoll me interes për shkak se Shqipëria pak ditë më parë u tregua e gatshme, që t’i dhuronte Kosovës dozat e nevojshme për të nisur injektimin e mësuesve në qytetin e Kukësit.

Analisti, Baton Haxhiu në emisionin” Shock” ka kritikuar ashpër shefin e qeverisë Albin Kurtin duke thënë se ai po bën “rolin e patriotit në kurriz të shëndetit të qytetarëve”.

Ai u shpreh se ky vendim i Kurtit nuk ka arsye logjike pasi mallrat e Kinës gjenden kudo.

“E dyta nuk ka dyqan në Kosovë që nuk ka mallra kineze, po të ishte ky burrë edhe kryeministër i mirë, në doganë do të ndalonte të gjitha mallrat kineze dhe do thoshte “ky shtet nuk na kanë njohur, dhe nuk mund të sillni mallra”. Nëse mallrat mund të hyjë, ku dekorojnë të gjitha shtëpitë tona, ai ndalon vaksinat.  Çfarë t’i them këtij njeri, për çdo ditë e kam një zhgënjim”, tha ai.

Pyetur nëse refuzimi i vaksinës kineze mund të cilësohet si refuzim ndaj kryeministrit të Shqipërisë,  Haxhiu tha:

“E bën jo për shkak të vaksinave kineze, se nuk ka ndjeshmëri se ka dashur t’i vrasë deputetë ne gaz lotsjellës dhe ka përdorur armë brenda parlamentit. Tashmë e gjen argumentin që t’i kundërvihet Ramës në një moment elektoral  dhe i thotë nuk i dua vaksinat kineze. E ka bërë për një arsye, për shkak se Rama e ka bërë publike thirrjen e tij. Nuk shoh arsye tjetër”, tha ai.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj