Juventus ideon shkëmbimin e bujshëm, sakrifikon Dybalan për…

0
189

E ardhmja e Paul Pogba-s vazhdon të prodhojë zhurmë.Mesfushori francez ka edhe një vit kontratë me Manchester United dhe pothuajse me siguri divorci mes tyre është i pashmangshëm. “Djajtë e Kuq” nuk duan që lojtari më i mirë të largohet duke mos përfituar asnjë të hollë nga lojtari.

Sipas gazetës torineze “Tuttosport”, Juventus po vlerëson rikthimin e “oktapodit” në Torino dhe për të bërë këtë drejtuesit po mendojnë një shkëmbim të barabartë. Kjo nënkupton: Dybala në Manchester, ku do të fitojë midis 12 dhe 15 milionë eurove në sezon, dhe Pogba përsëri te “Zonja e Vjetër”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here