Rama për 8 mars: Gratë i japin vetëm nder PS-së. Kemi bërë shumë për gjininë femërore në parlament, qeveria jonë përfaqësohet nga shumë ministre

    0
    18

    Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me gratë e Partisë Socialiste, për festën e 8-marsit.

    Rama theksoi se gratë i japin vetëm nder PS-së, duke shtuar se qeveria e tij ka bërë shumë për gjininë femërore. Sipas Ramës, qeveria që ai përfaqëson, ka shumë ministre e kjo është shenjë e respektit ndaj grave.

    Edi Rama: Vasilika tha m’u rritën kalamajt tha dhe janë gatii që të marrin stafetën. më tha nja 7 kalamaj më duket, por dy a tre mbaj mend. Eglantina, shumë faleminderit, shumë mirënjohje dhe respekt.

    Eglantina Gjermani: Po iki nga politika disi para kohe, por ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. jam mësuar, kam njohur njerëz, jam mirënjohëse gjithëkujt që më ka mbështetur. Kam kandiduar në Bashkinë Lushnjë, në Krujë, në njësinë 5. Çështjen e grave jam përpjekur ta ruaj me fanatizëm. Gratë i japin vetëm nder PS-së. Përvoja ka qenë e jashtëzakonshme, shumë faleminderit. Politika duhet të jetë më njerëzore dhe pa agresivitet.

    Vasilika Hysi: PS ka nevojë për të rinjtë dhe të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe në mendësi. Rama këmbënguli fort dhe u futa brenda Partisë Socialiste e dhashë kontributin tim. Profesoreshë Luljeta në PS është diçka e mirë, pasi Partia Socialiste ka nevojë për profesionistë.

    Edi Rama: Unë dua që të bëhet PS-ja si ju dhe jo ju si PS. Sot, Eglantina je e çliruar nga ata makthet e Komitetit të Helsinkit. Ajo që kemi bërë për gratë në parlament është bilanc pozitiv. Gratë që nuk mbështesin gratë shkojnë në ferr. Burrat, ferrin nuk e kalojnë. Qeveria jonë përfaqësohet nga shumë ministre, aq sa OKB për femrat në qeverisje, na rendit përkrah vendeve si Kanadaja, si Suedia etj.

    https://fb.watch/462vEeScGo/

    Postimi i kryeministrit Edi Rama:

    PËRGJIGJU

    Shkruani komentin tuaj
    Vendosni emrin tuaj