Presidenti Meta vlerëson me titullin ‘ Mjeshtër i Madh’, Suzana Turkun në 8 Mars: Zonjë e nderuar me vullnet të hekurt

0
175

Në 8 mars, ditën e grave, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, një nga personalitetet më të shquara të kulturës, të artit dhe muzikës sonë, Suzana Turku.

Në 8 mars, ditën e grave, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, një nga personalitetet më të shquara të kulturës, të artit dhe muzikës sonë, Suzana Turku. Meta ka folur me superlativa për Turkun, si  një nga personalitetet më të shquara të kulturës, të artit dhe muzikës sonë.

“Bashkë me urimet më të ngrohta për 8 Marsin, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, një nga personalitetet më të shquara të kulturës, të artit dhe muzikës sonë, Suzana Turku. Një zonjë e nderuar, që me vullnet të hekurt dhe me punë këmbëngulëse e plot pasion është bërë një shembull për të gjitha gratë shqiptare, duke thyer tabu e stereotipe dhe duke merituar një vend shumë të vlerësuar në shoqërinë tonë. Gratë dhe vajzat shqiptare i kanë të gjitha potencialet për të qenë “dirigjente” të suksesshme në çdo fushë të jetës”, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here