Është shënuar viktima e parë nga tërmet prej 6 ballësh shkalla Rihter që goditi Greqinë këtë të mërkurë.
Bëhet fjalë për një 83-vjeçar, i cili gjatë lëkundjeve të fuqishme nuk mundi të dilte nga shtëpia. Grupet e shpëtimit kanë mundur ta nxjerrin nga rrënojat 83-vjeçarin, i cili ka humbur jetën pak ditë më vonë në spital, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk bëhen të ditura.
Ndërkohë, banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti kanë kaluar natën e katërt jashtë, të strehuar në tendat e ushtrisë.
Sipas matjeve të kryera nga grupet e specialistëve në shumë prej fshatrave të Thessalisë, 900 shtëpi, ose gatu dy në tre prej atyre që janë vizituar nga inxhinierët janë shpallur të pabanueshme.
Mbrëmjen e së shtunës, një lëkundje tjetër prej 4.2 ballësh shkalla Rihter është regjistruar 5 km në veriperëndim të Larisës, me thellësi 8 km.