Sa janë shanset për t’u riinfektuar nga COVID-19? Epidemiologu Alimehmeti jep informacionet që duhet t’i dimë të gjithë

0
382

Epidemiologu Ilir Alimehmeti komentoi mëngjesin e sotëm situatën e koronavirusit në vendin tonë. I ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, Alimehmeti u shpreh se riinfektimet janë të pakta dhe në shumicën e rasteve simptomat janë të lehta. Duke iu referuar disa studimeve, epidemiologu theksoi se kalimi i infeksionit të parë ofron të njëjtën mbrojtje si vaksina.

“Riinfektimi është i mundshëm por me çfarë shohim riinfektimet janë të pakta, përgjithësisht të lehta. Studimi i parë erdhi nga Katari që bëri me 43 mijë vetë dhe na tregoi se ndër këta gjasat e riifektimit, kalimi i infeksionit të parë të ofronte të njëjtën mbrojtje njësoj si vaksina. Pati vetëm një rast të rëndë që nuk pati nevojë për terapi intensive por ishte situate klinike më e rëndë.

Nga krahu tjetër kemi të tjera studime, ku është studiuar popullsia e Austrisë. Shohim që mbrojtja nga infektimi i parë jep një efektivitet nga i dyti rreth 93 përqind, sërish e ngjashme me vaksinat. E njëjta njësi mbrojtëse dhe bën dhe sens sepse kështu e kemi parë dhe me sëmundje virale të tjera.”, u shpreh mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here