Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta, në një postim në rrjetet sociale, ku teksa ka ndarë fotot, shkruan
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta, në një postim në rrjetet sociale, ku teksa ka ndarë fotot, shkruan se e ka uruar Kurtin për fitoren dhe për procesin e shkëlyqer zgjedhor.
Po ashtu ai ka shkruar se në takim ata kanë ndarë ide për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe përshpejtimin e proceseve integruese
“Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë. E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova. Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.”– ka shkruar ai.









































