Lëvizja “Vetëvendosje” do të kandidojë dhe në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit. Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve në Kosovë ishte në Tiranë ku prezantoi Boiken Abazin si kandidat në këto zgjedhje.
“Boiken Abazin kam 15 vite që e njoh, një gjë që mund t’ju them me siguri është se është një njeri i ndershëm. Shqipëria është më e madhe se qeveria. Për nga numri i anëtarëve dhe në Tiranë jemi njësoj siç ishim në Prishtinë. Më lejoni t’ju falenderoj të gjithë aktivistët në Shqipëri që na kanë mbështetur e ndihmuar, mbrojtur në momentet më të vështira. Ndryshimet në Kosovë janë bërë. Shqipëria ka nevojë për ndryshime, shqiptarët meritojnë më shumë e më mirë”, tha Kurti.









































