Rama në Bruksel, kritika BE-së për politikën e vaksinave

0
181

Nga Brukseli kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish BE-në për vaksinat.

“Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga Komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave. Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë pasi ne nuk jetojmë në kufi, por brenda BE, por jemi të rrethuar në rajonin tonë nga kufijtë e BE. Megjithatë, un e di ju të gjithë e dini si shkoi kjo gjë.

Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion. Sot ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit. Është e vështirë jo vetëm për ne por shumë anëtarë të BE. Jam i lumtur që të shpall se Covax po nis më në fund tu japë vendeve dozat e para. Dhe do të jemi shumë të lumtura të marrim dërgesën e parë të vaksinës AstraZeneca”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here