Rama të hënën në Bruksel, do të takohet me presidenten e KE-së

0
223

Kreu i qeverisë Edi Rama pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare të hënën në Bruksel. Rama do të shoqërohet nga ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, ku fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punët e Jashtme. Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.

Dy prej çështjeve që pritet të diskutohen, do të jenë ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE dhe ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit.

Sakaq, nuk dihet nëse në BE do të ketë ndonjë diskutim për vaksinat, pasi kryeministri ka kritikuar unionin për shpërndarjen e dozave. Kujtojmë se, disa ditë më parë vetë Rama paralajmëroi një vizitë në vendin mik të BE, i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për vendin tonë, por që Rama nuk e ka bërë me dije emrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here