Edi Paloka denoncon: Mazhoranca ka nisur veprimet antiligjore! E kemi me prova dhe fakte, do i çojmë në SPAK

    0
    241

    Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, i ftuar në emisionit “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa foli për veprime antiligjore të vërejtura gjatë punës së tij në terren në Durrës, të kryera nga mazhoranca siç tha.

    Paloka u shpreh se ka prova dhe video, të cilat do t’i denoncojë edhe në SPAK.

    “Fushata po shkon mirë, ka probleme që lidhen me veprime antiligjore dhe kushtetuese që kanë nisur nga maxhoranca. Po grumbullojmë prova dhe të gjitha do t’i denoncojmë në SPAK. P.sh. janë marrë në punë njerëz me kontrata 2 mujore ndërkohë që kodi e ndalon. Këta persona nuk figurojnë as tek sigurimet shoqërore. Kur vjen ora policore fillojnë dhe dalin këta të rilindjes nëpër shtëpi, për të kapur vota. E kam edhe me fakte me video atë Çelën e Durrësit”,- tha Paloka.

    Paloka tha ndër të tjera se: “Për ne ka një frymë që është në favor të opozitës. Duhet të jemi të sinqetë që pjesën më të madhe e zë urrejtja dhe mllefi ndaj kësaj qeverie. Shumica e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, neve duhet t’ju ofrojmë zgjidhje të problemeve të tyre”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here