19 humbje jete nga COVID-19 dhe 986 raste të reja në 24 orët e fundit

    0
    188

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 19 viktima nga koronavirusi dhe 986 raste të reja nga 3957 testime, ndërsa 962 qytetarë janë shëruar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, e humbën betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 65-89 vjeç.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 3957 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 461 raste në Tiranë, 54 raste në Vlorë, 44 raste në Durrës, 41 raste në Fier, 39 raste në Librazhd, 31 raste në Elbasan, 24 raste në Krujë, 23 raste në Shkodër, Pogradec, 22 raste në Lushnje, 19 raste në Kuçovë dhe Tepelenë, 18 raste në Mallakastër dhe Lezhë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Mirditë, 12 raste në Berat, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Peqin, 8 raste në Kurbin dhe Gramsh, 7 raste në Kavajë, 5 raste Ura Vajgurore, 4 raste në Përmet, Kukës, 3 raste në Maliq, Shijak, Kolonjë, Himarë, Vau i Dejës, Pukë, Devoll, 2 raste në Vorë, Cërrik, Skrapar, Sarandë, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, Dibër, Delvinë, Mat, Rrogozhinë, Has.

    Gjatë ditës së sotme janë kryer 1331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12467 vaksinime antivCOVID. Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here