Makinat bëhen copë në Elbasan, brenda njërit prej mjeteve dhe një grua shtatzënë

    0
    201

    Një aksident automobilistik është regjistruar në Elbasan para pak minutash. Dy mjete janë përplasur mes tyre në vendin e njohur “Fusha e Loparit” pranë shkollës “Jorgji Dilo”. Një mjet tip Mercedes që drejtohej nga një vajzë është përplasur me një mjet tip fuoristradë.
    Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë shpejtësia me të cilën ka qenë duke lëvizur mjeti tip fuoristrade. Fatmirësisht nga përplasja janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa dy drejtuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
    Tronditje ka pësuar vajza e cila sipas burimeve nga vendngjarja thuhet se është shtatzënë çka ka bërë që edhe ambulanca të mbërrijë me shpejtësi për ta dërguar drejt spitalit ku bëhet me dije pa probleme serioze për jetën. Ndërkohë mbërritja e policisë ka shërbyer edhe për të ulur tensionin pasi pas përplasjes ka patur ngritje zëri mes dy drejtuesve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here