Aksident tragjik në Vlorë/ Makina perplas 7-vjeçare

    0
    184

    Nuk ndalen aksidentet tronditëse në vend. Një tjetër aksident i rëndë u shënua në aksin Vlorë-Peshkëpi. Si pasojë humbi jetën një 7-vjeçare.

    Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here