Vrasja e vëllezërve Bilali, flet avokati i Stojkut: Nga një disk makine, po mbahet padrejtësisht në qeli

    0
    184

    Avokati i Arsen Stojkut, Artan Gjuzi, duke folur sot për vrasjen e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali është shprehur se klienti i tij po mbahet padrejtësisht në qeli.

    Sipas avokatit mbrojtës, procesi është paragjykuar sepse më përpara janë dënuar përkrahësit e dyshuar të autorit, Myslim Rama me 4 vjet e gjysmë dhe me dy vite Denis Brahimi, ndërkohë që nuk është dënuar ende autori i dyshuar, raporton gazetari i ABC, Simon Shkreli.

    Artan Gjuzi shprehet po ashtu se klienti i tij, Arsen Stojku po mbahet padrejtësisht në qeli pasi, shton ai, nuk ka asnjë provë nga ana e prokurorisë lidhur me vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali. Avokati tha se Stojku, për 50 ditë është mbajtur në torturë e i izoluar në burg, në shkelje të të drejtave të njeriut dhe se ka pasur një padi ndaj drejtorit të burgut të mëparshëm në burgun e Reçit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here