Një tjetër largim nga Portokalli? “Luzja” bën deklaratën e fortë: Profesioni jonë ka brryla deri në shpatulla, por unë…

0
225

Aktorja e njohur Renata Caci ishte e ftuar në ‘E diell’, ku foli për fëmijërinë e saj.

“Ëndërroja gjithmonë të kisha një biçikletë. Nuk e mësoja dot dhe nuk ma blenë. Nuk mbaja ekuilibrin e biçikletës se për gjëra të tjera në jetë e mbaj shumë mirë. Turp e faqe e zezë. E di që do më nxjerrin të gjithë portalet se “Luzja e Portokallisë” nuk di ti japë biçikletës, por punë e madhe. Nuk di, se në fund biçikleta ka dy rrota, dy këmbë kam vetë”, tha Caci.

E pyetur nëse do të largohet nga spektakli i humorit “Portokalli”, Caci, e cila njihet edhe për rolin e “Luzes” u shpreh:

“Profesioni jonë ka brryla deri në shpatulla. Unë nuk kam mllef. Ti je për kunja aty më duket? Je e mllefosur, ke ik nga Portokalli? Po rri o rri, unë e kam 12 sahatin gjithmonë dhe derisa të kem frymën, 12 do ta kem.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here