Meta i kthehet Ramës nga Vlora: Fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë…

0
191

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur nga Vlora kryeministrit Edi Rama, atje ku tha se do jetë sa herë të përmendet nga Vlora. Herë me ironi e herë drejtpërdrejt, Meta ka dhënë përgjigjen për ato që i quajti shpifje se “Presidenti shkon natën në Vlorë për LSI”.

Kreu i Shtetit deklaroi se gënjeshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe aq më shumë në Vlorë dhe duhet ta marrë përgjigjen ballore. Ai e cilësoi ‘fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri’.

“Me zi prita orarin zyrtar që t’i jepja një përgjigje nga Vlora, për gjithë këto shpifje se presidenti vjen vetëm natën në Vlorë. Thashë të shkoj dhe njëherë ditën. Gënjeshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe aq më shumë në Vlorë, duhet ta marrë përgjigjen ballore. Ju këtu keni një shkrim të sotëm tek gazeta Tema, Ilir Meta natën në Vlorë për LSI-në. Këtu keni të njëjtën foto, të Selenicës, të pres dhe stafit me komunitetin, e kishin kërkuar ata. Ju si gazetarë profesionistë që jeni dhe të pakapur po ju lë foton t’i shikoni. Pasi unë u njoha me një shkrim kaq flagrant mashtrues bëra një reagim zyrtar paradite, duke nxjerrë faktet dhe jo duke bërë propagandë të mashtrimit skandaloz, jashtë çdo etike profesionale. Përveç se nuk jam shumë i habitur nga lajmi i botuesit të lajmit, por ajo që më habiti ishte deklarata e kryeministrit . Po ua lë fotot të shkoni dhe t’i verifikoni. Fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerët që sa herë të më përmend nga Vlora, përgjigjen do vij dhe t’ia jap këtu. E meriton Vlora të mos jetojë më me gënjeshtra, por me dinjitetin që i takon, e meriton Selenica që mos të mashtrohet më. E kanë kërkuar ata presidentin dhe presidenti ka përmbushur detyrën e tij”, deklaroi Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here