“Më vjen turp nga vetja!”, autorja e Për’puthen nxjerr zbuluar Andin dhe Tean

0
222

Ende nuk është zbehur nga kujtesa skandali i lidhjes së fshehtë mes Teas dhe Beartit, pasi Tea doli e përputhur nga emisioni me Andin. Disa foto të publikuara mga vetë Tea treguan se si qendron e vërteta dhe lidhjen e saj me djalin nga Kosova. Protagonistët e këtij skandali akuzuan autoren e emisionit, Olsa Muhameti se ajo i kishte detyruar të dilnin çift dhe se ishte në dijeni për gjithçka. Në lidhje me këto debate, pak ditë më parë, në një intervistë autorja e programit Olsa u shpreh se kishte indikacione që ata njiheshin bashkë dhe se madje se kishte prova që Tea ka pasur disa pëlqime brenda “Për’puthen”. Ndërkohë në një InstaStory autorja është përballuar me një tjetër pyetje nga ndjekësit në lidhje me këtë skandal.

“Seriozisht ka akoma njerëz që mendojnë se unë detyroj konkurrentët. Edhe çfarë kërcënimesh u bëj nuk e imagjinon dot. Ata dridhen kur më shihin mua. Pale kur i detyroj të bëjnë si të dashuruar. Apo kur i detyroj t’u shkëlqejnë sytë se pëlqejnë njëri-tjetrin. Apo kur largohen me makinë bashkë. Apo kur qëndrojnë në prapaskenë të përqafuar. Ao kur i detyroj të bëjnë para e të hapin biznese. Sa femër e ulët (më vjen turp nga vetja)”, shkruan ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here