Zgjedhjet e 25 Prillit, Dashamir Shehi flet hapur: Do ishte e pafalshme nëse Berisha do bënte këtë veprim!

0
39

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi thotë se në kampin opozitar ka një marrëveshje parimore që në momentin e daljes nga Parlamenti se secili prej aleatëve që doli do të jetë sërish në Kuvend.

Shehi ka dhënë edhe një mesazh për Sali Berishën dhe rolin që duhet të luajë ai në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai tha se do të ishte skandal nëse do të ndërhynte në çështjen e opozitës.

“Në këtë çështje Berisha nuk është ngatërruar. Do ishte e pafalshme për z. Berisha të ndërhynte në këtë moment. Ndaj nuk besoj se ngatërrohet në këtë lloj teme. Unë do të dëshiroja të merrte rolin e të urtit. Unë mendoj se i duhet parlamentit z. Berisha, qoftë edhe për memorien politike. Atë do ta gjykojë historia. Gjykoj se mund të luajë një rol ende nëse shkon drejt një pozicioni të urtë. Ka ardhur koha për një shef të ri. Vendimet duhet të jenë edhe më kolegjiale. Pushtetin ta kalojmë nga personat te institucionet që fatkeqësisht për 30 vite kjo nuk është bërë. Ky është një shans i madh për z. Basha”, tha ndër të tjera në intervistën e dhënë për Report Tv, Dashamir Shehi.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj