MFE: Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për fiskalizimin

0
15

Ministria e Financave dhe Ekonomisë informon të gjithë bizneset se prej datës 08.01.2021:

Në zbatim të Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” neni 48, procesi i Fiskalizimit duke filluar prej datës 1 janar 2021, të gjitha transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike B2G do të fiskalizohen.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërtuar platformën për menaxhimin e pyetjeve/problematikave mbi procesin e Fiskalizimit.

Kjo platformë është funksionale duke filluar nga data 8 Janar 2021 e publikuar në faqen zyrtare të Tatimeve http://helpdesk.tatime.gov.al.

Aty mund të gjeni një seksion të dedikuar për çdo pyejte lidhur me zbatimin sa më korrekt të procesit të Fiskalizimit.

Tatimpaguesit mund të përcjellin çdo problematikë të konstatuar mbi mënyrën e funksionimit, duke synuar që Adminsitrata Tatimore me shumë transparencë dhe përgjegjësi maksimale do të jetë në dispozicion për kthim përgjigjeje gjatë ditëve të punës brenda 24 orëve.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj