Sherr mes të rinjsh, 20-vjeçari qëllon në ajër dhe largohet me shpejtësi

0
11

Një sherr mes të rinjsh ka degjeneruar në përdorimin e armëve teksa njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të martës në Adriatik të Kurbinit. Një 20-vjeçar ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi. Policia e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim atë.

NJOFTIMI I PLOTE

Kurbin

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Më datë 12.01.2021, në fshatin Adriatik, Kurbin shtetasi A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ka qëlluar në ajër.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj