OBSH miraton vaksinën e Pfizer

0
221

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar vaksinën e Pfizer për koronavirusin duke përshpejtuar kështu procesin e shpërndarjes së vaksinës dhe aksesin e barabartë për sigurimin e saj.

Ky vendim e bën Pfizer vaksinën e parë që merr miratim emergjent nga OBSH që nga shpërthimi i virusit një vit më parë.

“Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të aksesit global në vaksinat COVID-19”, tha Mariangela Simao, zyrtare e lartë e OBSH-së e cila merret me sigurimin e aksesit në ilaçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here