Vrau partneren dhe motrën e saj, dëshmia e Përparim Ademit: Mendoja se kishte tjetër

    0
    211

    Xhelozia ka qenë shkaku i aktit makabër një ditë më parë në vigjilje të ndërrimit të viteve. Përparim Ademi qëlloi për vdekje me kallashnikov partneren e tij dhe motrën e saj.

    Ngjarja ndodhi pranë Astirit në kryeqytet, ndërsa ai mundi ti shpëtojë për dy orë policisë, dhe u kap më pas në afërsi të “Vasil Shanto”.

    Në polici ai ka rrëfyer gjithçka. Ademi është shprehur se nuk ka patur për qëllim të vrasë motrat, por në debat e sipër ata e kanë ofenduar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Sipas Ademit, ai kishte krijuar lidhje paralele me Zhanetën, pavarësisht se ishte i martuar. Gjatë javëve të fundit, sipas 51-vjeçarit, ajo ishte distancuar ndjeshëm, ndërsa dyshonte se edhe ajo kishte një lidhje tjetër.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here