Gjendet i vdekur në zyrë biznesmeni i njohur

0
298

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Policia ka gjetur pa shenja jete biznesmenin Ilaz Beqiri i cili është pronar i agjencisë “Veneta Travel”. Sipas dyshimeve të para Beqiri është vetëvrarë në zyrën e tij rreth orës 09 të mëngjesit për arsye ende të pazbuluara.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:30 kemi marrë informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.Menjëherë njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here