Akrepat sapo shënuan 00.00 duke hyrë kështu zyrtarisht në vitin 2021 e duke lënë pas një vit plot vështirësi e sfida për shkak të pandemisë.
Ndryshe nga vitet e tjera, nata e ndërrimit të viteve u prit nëpër shtëpi në pamundësi për të dalë në sheshin qendror në Tiranë, apo në qytete të tjera.
Sheshi “Skënderbej” ishte bosh në këtë moment të ndërrimit të viteve, ndërkohë që është shijuar vetëm spektakli i fishekzjarreve të organizuar nga bashkia e Tiranës. Nuk kishte as koncert të organizuar nga Bashkia por në sheshin “Nënë Tereza” është zhvilluar një koncert pa spektatorë për të përcjellë me ritme gëzimi këtë festë.