Zbardhen detaje nga plagosja në Vlorë/ Autori pa motrën duke u zënë me bashkëshortin

0
48

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Mësohet se 25-vjeçari Xh.M kishte pasur kohët e fundit konflikt me bashkëshorten e tij, dhe se ditëve të fundit ishin ndarë.

Pasi ka parë konfliktin mes të motrës dhe bashkëshortit të saj, autori ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tij, duke e lënë kështu të plagosur.

“E ndau ai tani , tani nuk e dimë, çupa qe te ne. Unë prapë dhëndër e kam. Xhuliano, u nda dy tre ditë me të. Nuk është ndarje ajo. E kam mbesë nusen e Xhulianos. Nuk e di si ndodhi”, tha një nga familjarët e vajzës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani, ndërsa 25-vjeçari po merr kujdes shëndetësor në spitalin rajonal të Vlorës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj