Vota e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit/ Kreu i KQZ-së rrëzon skemën ministrit Pandeli Majko

0
216

Pas dy muajve në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri një prezantim të punës së bërë, ku sfidat kryesore vijojnë të jenë sërish dy detyrat e reja që politika i la në Kodin Zgjedhor që janë vota e emigrantëve dhe identifikimi biometrik.

Vota e emigrantëve duket më e vështira pasi përplasjet për këtë proces janë edhe me qeverinë. Ilirjan Celibashi hodhi poshtë skemën e prezantuar nga Pandeli Majko pak ditë më parë ku u shpreh se regjistrimi i adresës së banimit të diasporës nuk është kusht për gjenerimin e të drejtën së votës.

“Unë po jap kuptimin tim të ligjit lidhur me votën e emigrantëve. Nëse janë emigrantë, nuk mund të votojnë nëse nuk janë më vendbanim jashtë territorit dhe duhet të shprehin dëshirën”, deklaroi Celibashi.

Kundërshtia tjetër me Ministrin që ka si kompetencë diasporën ishte modeli që do të ndiqet kur për Celibashin ai Kosovar ka shfaqur problematika. Për Celibashin, “modeli i Kosovës ka pasur kundërshti dhe problematika, dhe nuk është modeli i duhur, në veçanti për sa i përket sigurisë”.

Pavarësisht, përplasjeve në qëndrime, KQZ duket se kërkon ende kohë për vënien në zbatim të votës së emigrantëve pasi ende nuk ka përcaktuar formulën se si do të kryhet ky proces.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here