11 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit/Ulen infektimet. Ministria e Shëndetësisë jep detajet

    0
    206

    Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se 11 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit pasi janë prekur nga koronavirusi.

    Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
    Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here