Tri tërmete të forta brenda një ore godasin Kroacinë, njerëzit alarmohen dhe dalin në rrugë, çahen asfaltet, reagon sizmologu: Lëkundje të tilla shkaktojnë…

0
262

Kroacia është goditur nga disa tërmete, me një shkallë relativisht të lartë, me madhësi 5.2 goditi pjesën veriperëndimore të Kroacisë këtë mëngjes, me epiqendrën 12 kilometra në jugperëndim të Sisak, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Sipas mediave të huaja, shërbimi Sizmologjik Kroat njoftoi se, pas tërmetit të fortë këtë mëngjes, zona e Petrinja u godit nga dy tërmete relativisht të fortë në një periudhë shumë të shkurtër kohe.

Duhet theksuar se tërmeti i parë pasues ndodhi në orën 07:49 të mëngjesit dhe fuqia e tij ishte 4.7 shkallë të Rihterit. Vetëm dy minuta më vonë, u regjistrua një tërmet me fuqi 4.1.

“Ende nuk kemi raporte të tilla, por është e mundur që një tërmet i tillë mund të shkaktojë dëme material në zonën e epiqendrës, e cila ishte në afërsi të qytetit të Petrinjas”, tha sizomologu Kresimir Kuk.

Siç bëhet e ditur, njerëzit në Sisak dolën nga shtëpitë e tyre nga frika, ndërsa alarmet e makinave dëgjoheshin në të gjithë qytetin.

Ndërkohë që dëmtimi është i dukshëm në rrugët e Petrinja – fasadat janë plasaritur, dhe pjesë të ndërtesave kanë rënë në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here