Gjendet bombë 500 kg në mes te Tiranës/Ministria e Mbrojtjes jep detajet e para

0
35

Një bombë që duket se i përket Luftës së II Botërore është gjetur pranë ish-fushën e Aviacionit në Tiranë. Lajmin e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila shkruan se bomba me peshë 500 kg u zhvendos në poligonin e Bizës, nga  ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.

“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.
Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt. #KrenariPërFA”, shkruan Xhaçka.

Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i…Posted by Olta Xhacka on Sunday, 27 December 2020

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj