Dhuratat e vajzës së Elonës dhe Oltit do t’u bëjnë “zili” blogereve të modës

0
36

Helena ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë. Është akoma një bebe, ama është bebja e një konsulenteje luksi, e Elona Varfit dhe e Olti Xhezos. Dhe si e tillë, është veshur me marka të shtrenjta që kur ka ardhur në jetë. Kjo është Krishtlindja e parë e Helenës. Mami Elona e fsheh përherë portretin e vogëlushes, ama nuk i mbulon markat me të cilat e vesh.

Këto që po shihni janë disa nga dhuratat që ka marrë Helena e vogël. Kukull Louis Vuitton mbi një batanije Hermes dhe më kryesorja një Mini Kelly Hermes ngjyrë rozë pudër që kushton minimumi 10 mijë euro. Dhe përderisa mami thotë që kjo është çanta e saj e parë Hermes, është e sigurt që do ketë edhe plot të tjera. Një koleksion të tërë do ta trashëgojë nga mami. Pra, një bebe si Helena, ka që tani gardërobën që do zilepste çdo vajzë të rritur.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj