Reagimi i ashpër i Ramës: Vjosa Osmani, propagandë në Shqipëri për të marrë vota në Kosovë

0
274

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e ushtrueses së detyrës së Presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë ndaj minishengenit dhe traun e rrugës së Kombit. Ai e ka quajtur propagandë të Osmanit në Shqipëri për të marrë vota në Kosovë.

“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet ‘zero probleme’ me fqinjët sikundër edhe kujtove, por zero problem me fqinjët s’do të thotë fshehje e probleme, do të thotë zerim. Në këtë rast, nuk është se kemi probleme. S’kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe politika e jashtme është bërë politikë e brendshme. Kjo e ka rraskapitur Kosovën së brendshmi dhe së jashtmi. Është një problem që unë e shoh me shumë shqetësim”, tha Rama.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje se e ka adresuar këtë problem në të gjitha bisedat me udhëheqësit në Kosovë.

“Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si Kalaja e Rozafës, disa e shembin natën”, tha Rama.

Mandej kryeministri tha se “Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitme, dhe kryeministri të firmosnin vullnetin e shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë politikë të brendshme. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë, me një demagogji absurde”.

Rama u shpreh se pagesa që qytetarët bëjnë në Rrugën e Kombit jo vetëm që s’është anti-atdhetare, por ato para i shërbejnë atdheut të përbashkët.

Sikur trau me pagesë që do vihet nesër në rrugën Milot-Fier nuk është kufi. Dhe jo vetëm groteske, por edhe jo dashamirëse. Nëse për znj. Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria ky është një tra që duhet ta paguajnë atdhetarët për atë rrugë që është rrugë e atdheut. Flasin për një sëmundje që po e gërryen politikën në Kosovë, duke bërë alternim të funksioneve. Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional-folkorizmit vulgar“, vijoi kreu i qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here