Rama sqaron: Ja pse shqiptarët paguajnë më shumë për karburantin

0
210

Qytetarët paguajnë dhe taksën e qarkullimit është shprehur kryeministri Edi Rama dhe kjo është arsyeja sipas tij pse shqiptarët paguajën karburantin më shtrenjtë.

Rama tha se integrimi i taksës së qarkullimit në çmimin e naftë është bërë që në qeverinë e kryeministrit Berisha.

“Në çmimin e karburantit në Shqipëri është brenda e gjithë struktura e taksës së qarkullimit e kështu me radhë. Nëse i ndajmë këto siç i kanë vendet e tjera, ku paguhet dy herë, atëherë vijmë në parametrat mesatarë të çmimit kudo. Pra në vendet e tjera paguhet dy herë. Si ta shpjegoj këtë.

Shkohet paguhet veç taksa e qarkullimit. Këtu është e integruar që në qeverinë e paraardhëse dhe është nga të paktat gjëra të mençura që ka bërë qeveria paraardhës

Në tërësinë e vet nuk i kushton më shumë qytetarit këtu sesa jashtë. Sepse jashtë paguhet veç, është një çështje strukturore e çmimit”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here